Konkurs për regjistrimin e studentëve për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe studentë për menaxhim me kriza dhe mbrojtje dhe shpëtim në ciklin e parë të studimeve në Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“ – Shkup për vitin akademik 2015/2016

MINISTRIA E MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

AKADEMIA USHTARAKE „GJENERAL MIHAILO APOSTOLLSKI“ – SHKUP

Sipas nenit 21 paragrafi 1 nga Ligji për Akademinë Ushtarake („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 83/2009), Akademia Ushtarake në Shkup shpall

K O N K U R S

për regjistrimin e studentëve për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe studentë për menaxhim me kriza dhe mbrojtje dhe shpëtim në ciklin e parë të studimeve në Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski“ – Shkup për vitin akademik 2015/2016

Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” – Shkup shpall Konkurs për regjistrimin e  studentëve për nevojat e Ministrisë së mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe studentë për menaxhim me kriza dhe mbrojtje dhe shpëtim në ciklin e parë të studimeve në Akademinë Ushtarake për 36 kandidatë edhe atë:

a). Për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë – 26 kandidatë

b). Menaxhim me krizat – 5 kandidatë

c). Mbrojtje dhe shpëtim – 5 kandidatë

Studimet e ciklit të parë të studimeve organizohen sipas programeve studimore të akredituara me ligj, normativa, standarde dhe metodologji të pranuara nga hapësira e vetme Evropiane për arsim të lartë, të vlerësuara me kredi sipas EKTS-së. Programet studimore të ciklit të parë të studimeve në Akademi përmbajnë 240 kredi dhe zgjasin katër vite. Çdo vit në programin studimor përmban 60 kredi.

          TË DREJTË PJESËMARRJEJE NË KONKURS

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme:

- të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;

- të kenë kryer maturën shtetërore, maturë ndërkombëtare, maturë shkollore në arsimim gjimnazi apo të kenë dhënë provimin e arsimimit profesional të mesëm në kohëzgjatje katër vjeçare;

- mos të jenë më të moshuar se 21 vjeç në ditën e aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve dhe

- të jenë të aftë psiko-fizikisht (vërtetohet përmes komisionit ushtarako-mjekësor).

Krahas kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të përmbushin edhe kushtet e veçanta:

- të mos të kenë marrë masë ndalese për kryerje të profesionit, aktivitetit apo detyrës;

- të plotësojnë kriteret e sigurisë sipas Ligjit për Informata të Klasifikuara, që i vërteton shërbimi përkatës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe me sukses të kenë kaluar testin për aftësi fizike.

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë edhe kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë që kanë mbaruar shkollimin e mesëm apo një pjesë të shkollimit të mesëm jashtë vendit.

Kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë që kanë kryer arsimin e mesëm apo një pjesë të arsimit të mesëm jashtë shtetit duhet të paraqesin dokument për nostrifikim të dëftesës ose diplomës të marrë jashtë vendit të lëshuar nga ministria kompetente.

Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë edhe shtetasit e huaj.

Shtetasit e huaj duhet të dorëzojnë diplomë të arsimit të mesëm në gjuhën maqedonase dhe shkrim cirilik të vërtetuar nga organi kompetent.

Sipas Planit Kombëtar për Veprim të Republikës së Maqedonisë për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë për të rritur rolin dhe pjesëmarrjen aktive të grave në fushën e paqes, të mbrojtjes dhe sigurisë, Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë fton dhe inkurajon vajzat dhe gratë që kanë të drejtë të aplikojnë në konkurs.

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES PËR REGJISTRIMIT

Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për regjistrim të ciklit të parë në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” – Shkup, vitin akademik 2015/2016 krahas kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta merren parasysh kriteret e mëposhtme:

- performanca e përgjithshme e kandidatëve në të gjitha lëndët;

- suksesi nga matura shtetërore;

- suksesi i arritur në kontrollin e kompetencave (aftësive fizike).

Kriteret e vlerësimit për regjistrimin shprehen në pikë. Kandidatët që kanë kaluar provimin e maturës, diplomim ndërkombëtar, diplomim arsimor në shkollë të mesme apo të përfunduar një provim përfundimtar në arsimin e mesëm profesional me katër vjet mund të fitojnë gjithsej 100 pikë maksimale për të gjitha kriteret.

Kandidatët që nuk kanë kaluar provimin e maturës apo maturës ndërkombëtare mund të fitojnë një maksimum prej 65 pikë gjithsej për të gjitha kriteret.

Suksesi i përgjithshëm i arritur në të gjitha lëndët në arsimin e mesëm vlerësohet maksimalisht 45 pikë.

Performancës së përgjithshme të kandidatëve të arritur në të gjitha lëndët në shkollën e mesme i shtohet edhe suksesi i maturës shtetërore apo ndërkombëtare që vlerësohet deri në 45 pikë.

Performancës së përgjithshme të kandidatëve në të gjitha lëndët në arsimin e mesëm dhe suksesit të maturës shtetërore ose ndërkombëtare i shtohet edhe suksesi i verifikimit të kompetencave (aftësisë fizike), që ka vlerë deri në 10 pikë.

Përparësi gjatë regjistrimit, me kusht që të plotësojnë pikët minimale të vendosura nga konkurrenca, kanë anëtarët e forcave të armatosura, fëmijët e pjesëtarëve të vrarë apo që kanë ndërruar jetë të forcave të sigurisë dhe fëmijët e personave me invaliditet ushtarak nga Grupi I deri në grupin VII, të vërtetuara me dispozitat e neneve 2 dhe 4 nga Ligji për të drejta të veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarët e familjeve të tyre (“Gazeta zyrtare” nr. 2/2002).

VLERËSIMI I SUKSESIT

Vlerësimi i arsimit të mesëm bëhet si vijon: mblidhen të gjitha notat e dëftesave nga të gjitha vitet, shuma e fituar ndahet nga numri i notave dhe kështu mesatarja e fituar shumëzohet me 9. Në këtë mënyrë mund të merren maksimum 45 pikë.

Për kandidatët të cilët kanë kaluar maturën shtetërore në vitin shkollor 2012/2013 vlerësimi i suksesit të maturës shtetërore bëhet si vijon: për të gjithë kandidatët lëndë e detyrueshme eksterne nga matura shtetërore është gjuha amtare (Е1), lëndët tjera (eksterne dhe interne) të cilët kandidatët i zgjedhin në dhënien e provimit shtetëror, të cilat janë të rëndësishme për t’u regjistruar në Akademinë Ushtarake janë:

- Lëndë zgjedhore eksterne (E2): matematika (niveli elementar), matematika (niveli i avancuar) ose gjuhë e huaj.

- Lëndë interne:

- për gjimnaz: matematikë (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), informatikë, fizikë, kimi, histori, sociologji dhe gjeografi (dy lëndë I1 dhe I2);

- për arsimin e mesëm profesional: matematikë (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), informatikë, fizikë, histori, kimi ose lëndë të biznesit dhe një lëndë profesionale sipas profilit arsimor të kandidatit (dy objekte I1 dhe I2).

Për dy lëndët eksterne:

- Për kandidatët të cilët në maturën shtetërore kanë dhënë provimin në lëndën eksterne, notës së lëndës eksterne i shtohet koeficienti 1,7 në përqindje kandidatit (i shprehur në përqindje) për lëndën përkatëse i ndarë me 25.

- Për kandidatët të cilët në maturën shtetërore si lëndë eksterne kanë dhënë lëndën e matematikës (niveli i avancuar), pikët e përllogaritura për këtë lëndë në pajtim me qëndrimin e mëhershëm, ndalen.

Në bazë të kësaj mund të fitohen më shumë 25 pikë për dy lëndët eksterne, gjegjësisht 37,5 pikë për kandidatët të cilët kanë dhënë lëndën e matematikës (niveli i avancuar).

Për dy lëndët interne:

- Notat nga secila lëndë interne që testohen nga matura shtetërore shumëzohen me koeficientin 1,5.

-Për kandidatët të cilët në maturën shtetërore si lëndë interne kanë dhënë matematikën (niveli i avancuar), pikët e përllogaritura për këtë lëndë në pajtim me qëndrimin e mëhershëm, ndahen.

- Notat nga secila prej lëndëve interne që testohen në maturën shtetërore, dhe të cilat janë jo të rëndësishme për programin studimor ku kandidati konkurron, shumëzohet me koeficientin 0.

Në bazë të kësaj fitohen më shumë 15 pikë, gjegjësisht 22,5 pikë për kandidatët të cilët kanë dhënë provimin nga matematika (niveli i avancuar)

Për detyrën projektuese:

- Nota e fituar nga detyra projektuese shumëzohet me koeficientin 1. Në bazë të kësaj mund të fitohen më shumë 5 pikë.

Për kandidatët të cilët kanë kaluar maturën shtetërore në vitin akademik 2013/2014 dhe 2014/2015 vlerësimi nga matura shtetërore bëhet në mënyrën si vijon: për të gjithë kandidatët lëndë e domosdoshme eksterne nga matura shtetërore është lënda gjuhë amtare (Е1), lëndët e tjera (eksterne dhe interene) që kandidatët i zgjedhin gjatë testimit të maturës shtetërore, dhe të cilat janë të rëndësishme për regjistrim në Akademi janë si vijon:

- Lënda zgjedhore eksterne (Е2): (E2): matematika (niveli elementar), matematika (niveli i avancuar) ose gjuhë e huaj;

- Lënda zgjedhore eksterne (Е3):

për gjimnaz: matematikë (nëse nuk është zgjedhë si E2), gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhë si E2), informatikë, fizikë, kimi, histori, sociologji dhe gjeografi

- për arsimin e mesëm profesional: matematikë (nëse nuk është zgjedhë si E2), gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhë si E2), informatikë, fizikë, kimi, histori, sociologji dhe gjeografi.

- Lëndë interne (I1):

- për gjimnaz: matematikë (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), informatikë, fizikë, kimi, histori, sociologji dhe gjeografi;

- për arsimin e mesëm profesional: matematikë (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne),

gjuhë e huaj (nëse nuk është zgjedhë si lëndë eksterne), informatikë, fizikë, kimi, histori, sociologji dhe gjeografi.

Për tri lëndët eksterne:

- Për kandidatët të cilët në maturën shtetërore kanë dhënë provimin në lëndën eksterne që është e rëndësishme për programin studimor në të cilin konkurrojnë, nota e secilës lëndë eksterne shumëzohet me koeficient 1,4 dhe asaj i shtohet koeficienti në përqindje kandidatit (i shprehur në përqindje) për lëndën përkatëse i ndarë me 25;

- Për kandidatët të cilët në maturën shtetërore si lëndë eksterne kanë dhënë lëndën e matematikës (niveli i avancuar), pikët e përllogaritura për këtë lëndë në pajtim me qëndrimin e mëhershëm, ndalen.

-Për kandidatët që në maturën shtetërore kanë kaluar lëndën eksterne, që është jo i rëndësishëm për programin studimor ku kandidati konkurron, pikët nga kjo lëndë, të fituara sipas metodës së lartpërmendur, shumëzohen me koeficientin 0.

Në bazë të kësaj fitohen më shumë 33 pikë nga të gjithë tri lëndët eksterne, gjegjësisht 44 për kandidatët që kanë dhënë provimin e matematikës (niveli i avancuar)

Për lëndën interne:

- Nota nga secila lëndë interne që testohet nga matura shtetërore, dhe e cila është e rëndësishme për programin studimor ku ka aplikuar studenti, shumëzohet me koeficientin 1,4;

- Për kandidatët të cilët në maturën shtetërore si lëndë eksterne kanë dhënë lëndën e matematikës (niveli i avancuar), pikët e përllogaritura për këtë lëndë në pajtim me qëndrimin e mëhershëm, ndalen.

- Nota nga secila lëndë interne që testohet nga matura shtetërore, dhe e cila nuk është e rëndësishme për programin studimor ku ka aplikuar studenti, shumëzohet me koeficientin 0;.

Në bazë të kësaj mund të fitohen më shumë 7 pikë, gjegjësisht 14 për kandidatët që kanë dhënë provimin e matematikës (niveli i avancuar)

Për detyrën projektuese:

Nota e fituar nga detyra projektuese shumëzohet me koeficientin 1. Në bazë të kësaj mund të fitohen më shumë 5 pikë.

PROCEDURA PËR ZBATIMIN E KONKURSIT

Konkursi zbatohet nga Komisioni i Konkursit dhe Komisioni për Zbatimin e Testimit të Aftësive (aftësive fizike).

Para se të fillojë testimi i kompetencave bëhet vërtetimi i gjendjes psikofizike të kandidatëve. Ky testim ka karakter eliminues.

Aftësia psikofizike e kandidatëve përcaktohet nga vizitat e specializuara mjekësore dhe me vlerësim nga komisioni ushtarako-mjekësor në Qendrën Mjekësore Ushtarake në Shkup.

Komisioni ushtarako-mjekësor bën vërtetimin e aftësive psikofizike sipas Rregullores së matësve të vlerësimit të aftësive shëndetësore dhe fizike të veçanta për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/03 ,5/04).

Procedura për testimin e aftësive përbëhet nga testimi i përgatitjes fizike në disiplinat e mëposhtme:

111

Testimi i aftësive ka karakter eliminues dhe në procedurat e mëtejshme nuk renditen kandidatët të cilët nuk plotësojnë normat e parashikuara, apo ata të cilët nuk fitojnë së paku 5 pikë nga 10 pikë të mundshme për të gjitha disiplinat.

Gjatë testimit të aftësive kandidatët duhet të kenë me vete dokumente për identifikim (letër njoftimi ose pasaportë).

Numri total i pikëve në bazë të cilave bëhet renditja e kandidatëve fitohet duke mbledhur rezultatet nga: Suksesi në shkollën e mesme, pikat nga provimi kombëtar apo ndërkombëtar dhe nga testimi i kompetencave.

Renditjen e kandidatëve e bën Komisioni i Konkursit. Kushti për përzgjedhjen e kandidatëve për mësim është të fitohen së paku 60 nga 100 pikë të mundshme të marra nga të gjitha kriteret.

Komisioni i Konkursit në tabelën e shpalljeve në Akademinë Ushtarake publikon rezultatet e kandidatëve nga shkolla e mesme (sukses mesatar), rezultatet nga matura shtetërore (sukses mesatar) dhe pikët nga testimi i aftësive (aftësive fizike) menjëherë pas përfundimit të punës së komisionit për testimin  e kompetencave.

Kandidati i cili nuk është i kënaqur me rezultatet ka të drejtë të ankohet pranë Komisionit të Konkursit brenda 24 orëve nga koha e publikimit të rezultateve nga testimi i aftësive (aftësive fizike) në tabelën e shpalljeve në Akademinë Ushtarake. Ankesa dorëzohet personalisht në lokalet e Akademisë ushtarake në Shkup në rr. “Vasko Karangeleski” pn.

Nëse ankesa dorëzohet pas afatit të caktuar kandidati humbet të drejtën për ankimim në procedurën e mëtejshme lidhur me rezultatet (pikët e fituara) nga testimi i kompetencave.

Komisioni i Konkursit përgatit dhe publikon listën preliminare nga renditja sipas rezultateve të fituara të kandidatëve për mësim brenda 24 orëve pas realizimit të testimit të aftësive.

Në listën preliminare theksohet numri i pikëve nga arsimi i mesëm (suksesi mesatar), numri i pikëve nga matura shtetërore (suksesi mesatar), numri i pikëve nga kontrolli i aftësive fizike dhe numri total i pikëve për çdo kandidat.

Aplikantët kanë të drejtë të ankohen për listën e renditjes preliminare në Administratën e Dekanatit të Akademisë Ushtarake nëpërmjet Komisionit të  konkursit, brenda 24 orëve pas publikimit të listës. Ankesa dorëzohet personalisht në lokalet e Akademisë ushtarake në Shkup në rr. “Vasko Karangeleski” pn.

Vendimi i Administratës së Dekanatit pas ankimt është përfundimtar.

Vendimet për ankesa publikohen në tabelën e shpalljeve në Akademinë Ushtarake 24 orë  pas përfundimit të afatit për ankimit.

Në rast se dy ose më shumë kandidatë kanë pikë të barabarta dhe nuk mund të bëhet përzgjedhja  e numrit të paraparë të kandidatëve për shkollim përparësi në zgjedhje do të kenë kandidatët – fitues të çmimeve në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare në fusha të rëndësishme për programin përkatës studimor. Llojin dhe përshtatshmërinë   çmimeve dhe mirënjohjeve e përcakton Komisioni i konkursit i Akademisë Ushtarake.

Pas publikimit të listës renditëse përfundimtare, këshilli mësimor-shkencor i Akademisë Ushtarake miraton propozim mendim mbi të dhe të njëjtën ia dorëzon ministrit të mbrojtjes, i cili merr vendimin përfundimtar për pranimin e kandidatëve nga lista.

Të drejtat dhe detyrimet e veçanta të kandidatëve të pranuar për kadetë rregullohen me marrëveshje në pajtim me Ligjin dhe me Statutin e Akademisë Ushtarake.

          AFATET

Kandidatët e interesuar për pranim në Akademinë Ushtarake për vitin akademik 2015/2016 mund të aplikojnë më datë 04, 05 dhe 06.08.2015. Nëse në afatin e parë pranues nuk plotësohet numri i planifikuar i kandidatëve, Akademia Ushtarake do të organizojë një afat të dytë regjistrimi më datë 24 dhe 25.08.2015, si dhe afat të tretë regjistrimi më 04.09.2015.

Pas përcaktimit të listave për paraqitje, kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit do të thirren për të testuar aftësitë psikofizike dhe gjendjen fizike.

          DOKUMENTET PËR APLIKIM NË KONKURS

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • kërkesë, që merret në Akademinë Ushtarake;
  • aplikacionin që merret në Akademinë Ushtarake;
  • dëftesa për të gjitha katër vitet e shkollës së mesme në origjinal;
  • diplomë për provimin e maturës  shtetërore në origjinal;
  • certifikatë shtetësie;
  • certifikatë të lindjes;
  • vërtetim nga gjyqi përkatës se nuk është marrë masë sigurie si ndalesë për kryerje  profesioni, veprimtarie ose detyre.

Kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë që arsimin e mesëm apo një pjesë të arsimit të mesëm e kanë përfunduar jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokument të lëshuar nga Ministria kompetente për nostrifikim të dëftesave për të gjitha vitet, për pjesën e viteve të mbaruara jashtë shtetit ose për diplomën e arsimit të mesëm të marrë jashtë vendit.

Dokumente për aplikim në konkurs kandidatët duhet t’i dorëzojnë personalisht në Akademinë Ushtarake në Shkup, rr.Vasko Karangeleski “p.n.

                SHKOLLIMI, TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E STUDENTËVE

Kandidatët të cilët janë paraqitur në ciklin e parë të studimeve për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë pas përfundimit të studimeve marrin statusin studentë/studentë të vitit të parë.

Gjatë kohës së shkollimit studentëve/studentëve të vitit të parë u sigurohen akomodim në internate, ushqim, uniforma, veshje të brendshme dhe mbathje, tekste shkollore dhe mjete të tjera si dhe pajisje ndihmëse të nevojshme për studime, pa kompensim, sigurim shëndetësor dhe invalidor, pagesa mujore për të mbuluar nevojat personale më elementare, shpenzime të rrugës për ardhje në Akademi dhe kthim në fillim dhe mbarim të çdo viti shkollor dhe gjatë pushimit shkollor, si dhe shpenzime rrugore për tu dërguar në praktikë nga Akademia ushtarake.

Të drejtat dhe obligimet e posaçme mes studentëve/studentëve të vitit të parë dhe Akademisë ushtarake rregullohen me marrëveshje në pajtim me Ligjin për Akademi ushtarake dhe Statutin e Akademisë ushtarake.

Pas përfundimit të shkollimit studentët dalin me rangun nëntoger nga gjinia përkatëse dhe pranohen në shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht në punë në Ministrinë e mbrojtjes.

Me respekt,

Akademia Ushtarake